TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2024, 21:17

A fshihet Basha pas “Djathtas 1912”? Flutura Açka ka një thirrje për Lapajn, Shabanin dhe Qorin

Shkruar nga Pamfleti

A fshihet Basha pas “Djathtas 1912”? Flutura Açka ka një

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka tha se “Djathtas 1912” i ka të hapura dyert dhe për ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Deputetja demokrate tregoi kushtet që duhet të plotësojë Basha që t’i bashkohet këtij formacioni, teksa nuk hezitoi edhe ta kritikonte.

“Basha është i ftuar publikisht që të bashkohet nëse është e mundur me këtë frymë. Kushti është të ndahet nga ajo që e ndau PD në 9 shtator. Duhet ta kishte bërë betejën politike. Përse nuk e bëri. Duhet të bënte më shumë transparencë. Ku u zhduk për një vit e gjysmë. Mendoj se u dëmtua politikisht nga kjo mungesë”, tha Açka.

Më tej, Açka u bëri ftesë për lëvizjet dhe partitë e reja që të bashkohen me ta, ndonëse disa prej këtyre formacioneve janë të majta.

“Thirrje, Lapajt, Shabanit, Qorit që kanë parti të bashkohemi kundër këtij establishmenti që nuk po e le Shqipërinë të marrë frymë”, u shpreh Açka për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje