TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2024, 16:34

Vizita në Hungari, Bardhi sulmon Ramën: Modeli korruptiv dhe kontrolluesi i Orbanit nuk mund të jetë kurrë i yni

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Hungari, Bardhi sulmon Ramën: Modeli

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur lidhur me vizitën e Ramës në Hungari dhe konferencën e përbashkët me homologun e tij Viktor Orban.

Bardhi tha se mesazhi i vetëm që transmetuan mediat dje ishte se “Rama ia tha në sy Orbanit se Hungaria është model për Shqipërinë”.

Deputeti i PD ka sulmuar ashpër Ramën teksa shprehet se modeli i kryeministrit hungarez nuk mund të jetë kurrë modeli ynë për rrugën drejt BE-së. Bardhi shton se ky model kontrollon dhe cënon lirinë e shprehjes dhe gjithashtu rrit korrupsionin.

Ai ironizon teksa thotë se “në këtë drejtim, Edi Rama është kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botë”.

“Edi Rama ia thotë në sy Orbanit: Hungaria është model për ne”, ky ishte mesazhi kyç që mediat transmetuan dje nga vizita e Kryeministrit Rama në vendin mik.

E vërteta është që modeli i Kryeministrit Orban në Hungari nuk mund të jetë kurrë modeli ynë i rrugëtimit europian. Për grupin më të madh në Parlamentin Europian EPP modeli i Kryeministrit Orban është ai i kontrollit ndaj medias që ka cenuar lirinë e shprehjes dhe që ka sjellë perceptimin për rritjen e korrupsionit. Në këtë drejtim, Edi Rama është kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botë. Prandaj edhe Edi Rama duket të jetë shembulli dhe modeli i Kryeministrit Orban dhe jo anasjelltas.

Duke mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ritheksoj se model i Shqipërisë në këtë proces nuk mund të jetë kurrë Hungaria, edhe pse një vend mik. Modele në këtë proces nuk duhet te jenë PROBLEMI, por ZGJIDHJA.

Ne në Shqipëri ka kohë që e kemi identifikuar PROBLEMIN e procesit të integrimit dhe quhet EDI RAMA. ZGJIDHJEN e kanë shqiptarët e ndershëm në dorë: LARGIMI një orë e më pari të problemit (EDI RAMËS)!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje