TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2024, 11:41

Prezantohet partia më e re në Shqipëri; kush janë 7 figurat e larguara nga PD në krye të “Djathtas”

Shkruar nga Pamfleti

Prezantohet partia më e re në Shqipëri; kush janë 7 figurat

Ditën e sotme është prezantuar partia më e re politikë në Shqipëri.

“Djathtas 1912” është subjekti politik që ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko.

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi para mbështetësve Kartën e Parimeve dhe Vlerave. Ai tha se “për ne përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë”.

“Vlerat dhe parime që na kanë bërë dhe ua ofrojmë shqiptarëve. U prazantojmë kartën e vlerave dhe parimeve të Djathtas 1912. Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë që ka në thelb liritë e individit”, tha ai.

Prezantohet partia më e re në Shqipëri; kush janë 7 figurat

Lini një Përgjigje