
Arbi Agalliu është një nga nismëtarët e partisë më të re në Shqipëri, Djathtas 1912. Ai i veçoi tri elementë që sipas tij, e distancojnë nga Partia Demokratike dhe jo vetëm.
“Ne na ndajnë në jetën politike sot 3 elementë. Së pari, mbështetje pa kushte e sistemit të drejtësisë. Të mbështesim sistemin e drejtësisë pa kushte. Të luftojmë mesa mundet këtë regjim të korruptuar, që e japin të gjithë treguesit zyrtarë dhe nga ana tjetër, partneriteti me aleatët tanë strategjikë, SHBA, BE dhe Britania e Madhe.
Sot nisi rrugëtimi dhe aty ishte një pjesë e grupit nismëtar, të cilët bënë prezantimin e partisë, treguan elementë ku do të bazohemi dhe fatmirësisht. Unë besoj se ne kemi mbajtur një qëndrim koherent që nga 9 shtatori 2021 e deri më sot. Kemi besuar fort se e shkuara korruptive e këtij vendi nuk do të jetë e ardhmja dhe sistemi i drejtësisë duhet të mbështetet”, tha Agalliu në “A2 Cnn”.
Lini një Përgjigje