
Konferenca e Rektorëve që bashkon Rektorët e institucioneve të arsimit të lartë publike dhe private në vend me letrën e dërguar kryetares së kuvendit Elisa Spiropali shprehen kundër këtij drafti dhe tregojnë se si është ndryshuar rrugës në një draft tjetër nga ai i dakordësuar me ta.
Sipas ligjit të ri, Rama synon të drejtojë vetë kërkimin shkencor në Shqipëri.
“Për këtë projektligj është punuar së bashku me përfaqësues të Konferencës së Rektorëve dhe për projektet e rishikuara, mbi bazën e komenteve te dërguara nga ana jone, ka patur reflektime të here pas hershme. Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni ne shqyrtim, është një variant shumë më ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë te projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve.
Në këto kushte do te kërkonim pezullimin e procedurave të miratimit të projektligjit dhe të pranoni në fillim te javes që vjen, komentet që do t'Ju dergoje Konferenca e Rektorëve”, shprehet në letrën dërguar Kuvendit, kryetari i konferencës së rektorëve Prof.Dr Artan Hoxha.

Letra është publikuar nga deputeteja demokrate Ina Zhupa, e cila shprehet se mbështet konferencën e rektorëve, pedagogët, dhe gjithë universitarët e Shqipërisë për të gëzuar autonominë dhe lirinë akademike.
“Të hënën sipas përjashtimeve politike, nuk do kem mundësi të drejtoj seancën dëgjimore me Rektorët. Uroj që mazhoranca të tërhiqet nga projekti politik, për kapjen e shkencës dhe dijes, për injorimin dhe shkatërrimin e lirisë dhe autonomisë universitare edhe për monopolizimin politik të dijes”, deklaron ajo.
Lini një Përgjigje