TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2024, 21:14

Masa ndaj ‘gylenistëve’ në këmbim të industrisë ushtarake? Çfarë i premtoi Rama, ‘Sulltanit turk’

Shkruar nga Pamfleti
Masa ndaj ‘gylenistëve’ në këmbim të
Erdogan me gazetarët në avion

“Pamfleti” e ka deklaruar disa herë se në fakt qëllimi i vizitës ishte pikërisht për aspektin ushtarak dhe jo për elementet e tjera...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka folur sërish për vizitën në Tiranë dhe mbi atë që u diskutua me kryeministrin, Edi Rama.

Hapja e Xhamisë së Namazgjasë ka qenë vetëm “maja e ajsbergut”, pasi në tryezën e diskutimeve ka pasur shumë elemente të tjerë që ne nuk i dimë ende.

Pasi mbylli vizitën në Serbi dhe Shqipëri, Erdogan ka pasur një bashkëbisedim me gazetarët në avion. Ai ka përmendur sërish luftën ndaj “Gylen”, ku u shpreh se ka gjetur gjuhën e përbashkët me kryeministrin Rama.

Ne u përcollëm vëllezërve tanë në Shqipëri përshëndetjet e kombit tonë të dashur dhe të afërmve të tyre në Turqi, që ishte edhe ndalesa e parë e vizitës sonë. Ne patëm konsultime të gjera me mikun tim të dashur, kryeministrin, Edi Rama me rastin e takimit të dytë të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit. Krahas deklaratës së përbashkët në fushën e arsimit të lartë, bujqësisë, marrëdhënieve me publikun dhe medias, konfirmuam natyrën e palëkundur të miqësisë Turqi-Shqipëri. Gjatë takimeve tona, treguam vendosmërinë për të luftuar bashkërisht organizatat terroriste, veçanërisht FETO. Në kuadër të vizitës sime, ne vlerësuam marrëdhëniet tona në fushën politike dhe ushtarake me Presidentin e Shqipërisë, zotin, Bajram Begaj”, tha Presidenti.

Pra, ai e thekson hapur se kanë rënë dakord të dy të luftojnë atë që ai e quan organizatë terroriste. Ndërkohë ka shumë mister tek aspekti ushtarak. “Pamfleti” e ka deklaruar disa herë se në fakt qëllimi i vizitës ishte pikërisht për aspektin ushtarak dhe jo për elementet e tjera. Me gjasë Turqia do të marrë në dorë prodhimin e armëve dhe municioneve në vend.

Patëm rastin të diskutonim në detaje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, çështjet që lidhen me industrinë e mbrojtjes”, ka thënë ai.

Por, duket se në këmbim të kësaj industrie, kryeministri do të fillojë të lëshojë sa i takon luftës ndaj FETO. Deri më tani amerikanët nuk e kanë lënë Ramën të bëjë asnjë ekstradim, teksa janë mbyllur vetëm pak institucione nga shumë të kërkuara nga Turqia. Mos vallë tani kryeministri do fillojë fshesën për t’i bërë qejfin Sulltanit turk? /Pamfleti

Lini një Përgjigje