TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2024, 17:38

“Mosbindja civile do të vijojë deri në arritjen e qëllimeve”, Boçi tregon çfarë fitoi opozita nga protesta e 7 tetorit

Shkruar nga Pamfleti

“Mosbindja civile do të vijojë deri në arritjen e

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur lidhur me protestën e 7 tetorit. Ai tha se tubimi opozitar arriti të instalojë standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile.

Sipas tij, Partia Demokratike do të vijojë përpjekjet e mosbindjes civile deri në arritjen e qëllimit përfundimtar.

“Instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile. Është përballje dhe kryerja e çdo lloji veprimi që ne të arrijmë qëllimin tonë sepse situata është e destabilizuar nga ana politike. Ne do vijojmë me këto përpjekje deri në arritjen e qëllimit tonë.

Ditën e enjte nuk e anashkaluam mosbindjen civile. Nuk mund të dalë një kryetar parlamenti dhe të anulojë seancën se i ka thënë Rama. Erdogan erdhi paradite, seanca mund të ishte pasdite. Nuk ka gjendje qetësie”, tha Boçi për “News 24”.

Lini një Përgjigje