
Ndërkohë që procesi i numërimit të votave nuk ka nisur ende në qarqet më të mëdha, përfshi edhe Tiranën, drejtuesit e dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së kanë vendosur të presin rezultatet e para në zyrat e tyre, në selitë respektive.
Edi Rama prej orës 20:00 ndodhet në zyrën e tij në Partinë Socialiste dhe po kështu edhe Sali Berisha ka zgjedhur të qëndrojë në zyrën e tij në PD.
Të dy selitë pothuajse janë të boshatisura, ndërsa kandidatë për deputetë dhe çdo zyrtar tjetër i partive është shpërndarë në KZAZ, atje ku do të numërohen edhe votat.
Lini një Përgjigje