
Analisti Andi Bushati replikoi me Belind Këlliçin e PD-së për akuzat që bëri sot për një zyrë afër shkollë “Petro Nini” në Tiranë. Bushati tha se problemi është që PD nuk ka fituar dhe ato pamje janë simboli i asaj që i kanë bërë opozitës.
Bushati: Gjithë kohën që komunikuat ju e shpenzuat me mundësinë teorike që Erjon Braçe, nuk e përjashtoj si simbol, që midis gjithë hajdutëve të asaj partie, të vinit që ia vodhi Erjon Braçe votat, ndoshta.
Këlliçi: Erjon Braçes ia kam thënë. Unë nuk akuzoj Erjonin. Nuk ishte aty kur u kapën këta, erdhi më mbrapa. Nuk kam akuzuar Braçen.
Bushati: A keni fituar. Hapni fishekzjarrë, shampanja. Ç’rëndësi ka se çfarë ka bërë në një skutë Erjon Braçe? Problemi është që nuk keni fituar. Unë më shumë u besoj atyre pamjeve, se sa fitores tuaj. Ato janë simboli i asaj që ju kanë bërë. Po të dyja diskuret nuk shkojnë bashkë, që edhe keni fituar edhe po blen vota Erjoni.
Këlliçi: Unë pres atë produkt që ne kemi punuar gjithë këto vite dhe presim që të kemi te kutitë e votimit. Sovrani ka folur, votat janë hedhur në kuti dhe do të presim rezultatin. Nga ana tjetër, çdo parregullsi që ka patur ky proces zgjedhor ta bëjmë publike dhe ta çojnë në institucionet përkatëse.
Bushati: Por, ku për 6 orë, theksin e vë me të drejtë, ore po na manipulojnë votën, s’ka mundësi të kesh fituar. Pra edhe ti je i ndërgjegjshëm që s’ke fituar se të kanë grabitur.
Këlliçi: Do të duhet të vijnë të gjitha të dhënat, të shohim procesin, jam në nisje të procesit zyrtar dhe nuk dua të nxitohem, duke dhënë deklarata të nxituara. Do të pres me qetësi rezultatin.
Lini një Përgjigje