TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 00:27

Votat nga Greqia, Noka përplaset me Ballën; udhëzohen komisionerët e PD që t’i ndajnë veçmas

Shkruar nga Pamfleti

Votat nga Greqia, Noka përplaset me Ballën; udhëzohen

Vijojnë përplasjet në Parkun Olimpik, atje ku ka nisur procesi i numërimit të votave të Diasporës, por që po has me probleme të shumta për shkak se komisionerët e PD-së janë udhëzuar që të kontestojnë votat e mbërritura nga Greqia.

Kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje mes përfaqësuesve të forcave politike, më konkretisht mes Flamur Nokës (PD) dhe Taulant Ballës (PS).

Noka ka udhëzuar të gjithë komisionerët e PD-së në tavolinat e numërimit që të ndajnë veçmas votat e ardhura nga Greqia.

“Thasët që ka mbushur Taulanti të dalin më vete, të numërohet vota e diasporës. Kjo është porosia. Thasët që i ka mbushur në Greqi atje ndaji. i numëron ti”, tha Noka, duke iu drejtuar Celibashit.

“Po mirë a ka fakte që ta dimë”, pyeti Balla, i cili ka kërkuar zhbllokimin e procesit të numërimit. Madje Balla duke iu drejtuar përfaqësuesve të KQZ ka kërkuar zbatimin e ligjit, pasi në të kundërt do të përballen me drejtësinë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë në një komunikim me gazetarët, Noka tha se duhet të ndahen votat e Greqisë veç nga ato të mbërritura nga vende të tjera.

“Porosia jonë është e plotë. Konform ligjit të numërohet çdo votë e çdo qytetari si në Shqipëri dhe në diasporë. Çdo votë do numërohet. Informacionet tona janë të bollshme për thasët e Taulantit”, tha Noka.

PD-ja, edhe në komunikime publike gjatë javës së kaluar ka kërkuar që të veçohen rreth votat nga Greqia. Sipas tyre, ka parregullsi dhe anomali në votat nga shteti grek.

“Është një kërkesë e thjeshtë, e arsyeshme”, tha më herët përfaqësuesi i PD pranë KQZ-së, Marash Logu.

Nga ana tjetër, drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla e ka konsideruar të paligjshme këtë kërkesë.

“Kërkesa bazohet në Kod Zgjedhor, kërkesa shoqërohet me prova  dhe është në një fazë tjetër të procesit. Numëruesi nëse nuk numëron fletët e votimit bazuar në nenin 330/a kryen një vepër penale për të cilën dënohen nga 6 muaj deri në 3 vjet burg. Tani këta ia kanë marrë dorën për t’i çuar njerëzit e vet në burg, por unë nuk besoj që numëruesve u ka ikur mendja të dëgjojnë këta. Besoj se nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se këta nuk kanë hall numërimi, këta kanë hall alibinë e humbjes”, tha Balla.

 

Lini një Përgjigje