
Në media është publikuar videoja e momentit kur kryetarja e Komisionit tek qendra e votimit te shkolla Kongresi i Manastirit, fsheh fletët e votimit poshtë tavolinës.
Pasi ajo i fsheh fletët e votimit, ul mbulesën dhe sillet si normalisht. Një veprim i cili ngre shumë pikëpyetje mbi arsyen që fshihet pas.
Gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme ka pasur disa incidente në disa qendra votimi në qytete.
Mes tyre ka qenë votimi familjar, incidenti i deputetit Ervin Salianji me një nga komisionerët e PS në Kavajë. Gjithashtu në Maliq pati një raportim se deputeti demokrat Edmond Spaho tërhoqi nga krahu një person brenda qendrës së votimit. /Euro News
Lini një Përgjigje