
Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme vendore ka qenë e ulët, krahasuar me zgjedhjet e viteve të shkuara. Që në orën 07.00 u hapën qendrat e votimit dhe qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin drejtuesit e tyre në pushtetin vendor, por teksa na ndajnë 3 orë nga mbyllja e qendrave të votimit, ka një pjesëmarrje jo të kënaqshme. Sipas shifrave të orës 15.00, pjesëmarrja ka qenë 29 për qind. Thuajse 10 për qind më e ulët nëse e krahasojmë me vitin 2021.
Qyteti ku pjesëmarrja është në nivelet më të ulëta është Vlora me 19 për qind. Pas saj vjen Fieri me 24 për qind. Dhe më pas Kuçova, Korça apo Saranda.
Ndërkohë pjesëmarrje të lartë ka në Pukë, me 46 për qind, në Pustec me 48 për qind, në Skrapar me 43 për qind, në Has, Kukës Devoll, etj.
Në Shkodër pjesëmarrja është 27 për qind, në Tiranë, 31 për qind, në Durrës 25 për qind, në Lezhëm, 31 për qind, etj.




Lini një Përgjigje