Dhe nisur nga porositë dhe detyrat që Rama u ka lënë anëtarëve të Kryesisë, duket se Kryeministri ka çelur jo zyrtarisht fushatën, ndoshta për zgjedhjet vendore që pritet të mbahen në pranverën e 2027-ës...
Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i PS-së, Edi Rama, ka lënë porosi dhe detyra për anëtarët e Kryesisë së PS-së, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar paraditen e sotme.
Në qendër të mbledhjes së Kryesisë ka qenë organizimi i zgjedhjeve të brendshme në parti, ndërsa Kryeministri u ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë që të dalin në terren, të takohen me njerëzit. Ndërkohë lidhur me kohën se kur do të mblidhet Asamblea Kombëtare e PS-së nuk është përcaktuar ende një datë, edhe pse një nga pikat për të cilën Kryeministri kishte thirrur mbledhjen e Kryesisë ishte pikërisht kjo.
Mbledhja e Kryesisë së PS-së ka zgjatur vetëm 30 minuta, ku kreu socialist ka zgjedhur të përcaktojë detyrat. Gjatë diskutimeve u kërkua nisja e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.
Dhe nisur nga porositë dhe detyrat që Rama u ka lënë anëtarëve të Kryesisë, duket se Kryeministri ka çelur jo zyrtarisht fushatën, ndoshta për zgjedhjet vendore që pritet të mbahen në pranverën e 2027-ës.
“Dilni në terren dhe flisni me njerëzit, takoni qytetarët”, ishte një nga porositë që Kryeministri u ka lënë anëtarëve të Kryesisë. Por në anën tjetër mësohet se Rama pritet të nisë një tur takimesh me anëtarët dhe simpatizantët e PS-së në të gjithë vendin, çka përforëcon edhe më shumë idenë se socialistët po ndezin motorët e fushatës më shumë se 1 vit nga koha kur pritet të mbahen zgjedhjet vendore.
E ndërsa në njërën anë, përmes Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, pritet të përcaktohet numri i njësive vendore mbi të cilat do të organizohet vendi, në anën tjetër Rama po përgatitet që të nisë takimet, gjë të cilën ua ka kërkuar edhe anëtarëve të Kryesisë. Të njëjtën gjë më herët ua ka kërkuar edhe deputetëve të PS-së, që u ka lënë porosi të takohen me qytetarët në zonat që mbulojnë.
Mbledhja e Kryesisë së PS-së vjen në një kohë kur Kryeministri Edi Rama, vetëm 5 muaj nga krijimi i Qeverisë pasi fitoi mandatin e 4-t qeverisës, ka paraqitur ndryshimin e kabinetit qeveritar në 7 pozicione, përfshi edhe atë të zv.Kryeministres.
Rama ka ndryshuar ministrat e Jashtëm, të Brendshëm, të Infrastrukturës, të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, pozicione që mbaheshin nga Elisa Spiropali, Albana Koçiu, Belinda Balluku, Piro Vëngu dhe Besford Lamallari. Ky i fundit ka marrë funksionin e ministrit të Brendshëm, ndërsa Koçiu atë të zv.Kryeministres, pa pasur një portofol ministror.
Ndryshimet në Qeveri
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – zëvendëson Belinda Ballukun
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– zëvendëson Albana Koçiun
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– zëvendëson Belinda Ballukun
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– zëvendëson Pirro Vengun
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – zëvendëson Elisa Spiropalin /Pamfleti/
Ky kellira te ndezi motoret e burgut ku do perfundoje me te vèllain.Eshte drejtesia hyjnore qe nuk mund ta kompromentoni apo friksoni. Kto jan double te vlefshme per Sali kriminelin