
Emërimi i Prodës në krye të Policisë u shoqërua me lëvizje dhe manovra brenda strukturave të rendit, ndërsa largimi i tij vjen pa asnjë asnjë shpjegim publik...
Është zyrtarizuar vendimi për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke vulosur përfundimisht largimin e tij nga posti.
Duket se Rama e pëdori Prodën si “limon të shtrydhur”, pasi përmes manovrave e emëruan drejtor police dhe tani e hodhën në rrugë pa thënë gjysmë fjalë.
Vendimi është publikuar, ndërsa kryeministri apo ministrja e Brendshme nuk kanë bërë asnjë reagim. Nuk pati asnjë sqarim, asnjë falënderim formal. Duke treguar qartë irritimin me kreun e policisë, i cili do të jetë nga të paktët që nuk do të mbahet mend për asgjë.
Shkarkimi i Prodës u bë dje, bashkë me drejtorin e Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Alushin në krye të Policisë së Tiranës.
Shkarkimi i krerëve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve të huaj dhe punonjësve që ishin brenda vilës së Enver Hoxhës, gjatë sulmit me molotovë të organizuar nga militantët e Berishës.
Dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë shkarkuar me argumentin e mos-garantimit të rendit dhe vënien në rrezik të jetës së qytetarëve. Por dyshimet janë se ky është preteksti, pasi Rama e kishte bërë gati shkakrimin ditë më parë.
Si gjithmone mosmirnjohes per gjithcka qe te rrethon apo ta ka mledh ajo bushtra e do ta marri e ket post sic mori ato ne qeveri Te ran topet kapo (vetem ket emer se meriton ti )keq fare. do zoti behen zgjedhje e ta marresh vesh sa te vlen lekura se do katandisesh si mos me keq ???????????????? te jesh i sigurte kapo