Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në foltoren e sotme para Kryeministrisë se ndërkombëtarët kanë intensifikuar lëvizjet ndaj situatës në Shqipëri, duke përmendur vizita të delegacioneve të huaja dhe mesazhe kundër korrupsionit.
Berisha theksoi se “mesazhet e qarta” nga partnerët ndërkombëtarë lidhen me vjedhjet e qytetarëve shqiptarë nga qeveria, të cilat sipas tij nuk do të tolerohen.
Ai pretendoi se në historinë e shtetit shqiptar kurrë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizje kaq të fuqishme, duke përmendur dy delegacione që kanë ardhur për mbledhje faktesh në vend.
Berisha përmendi një delegacion të Parlamentit Europian, me deputetë nga spektri i djathtë, si dhe zyrtarë të lartë europianë, përfshirë ministrin e Jashtëm të Gjermanisë dhe komisionerin për Drejtësinë në Komisionin Europian.
Berisha: Mesazhet më të prera më të qarta, se vjedhjet e qytetarëve shqiptarë nga qeveria nuk do i tolerojmë. Në tërë historinë e shtetin kurrë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizje kaq të fuqishme. Dy delegacione mbledhje faktesh, njëri i PE, deputetë të të gjithë spektrit, përfaqësues e 30 partive politike të qendrës së djathtë ishin këtu.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, komisioneri për ligjet i KE. Për të dhënë mesazhin se korrupsioni nuk mund të mbrohet. Cila ishte përgjigja? Se lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se vetë korrupsioni. Nuk ka sfidë më të rëndë se jo. Më poshtëruese për shqiptarët. Një bloger afrikan Samson Hoxhiajo, që u bë i famshëm në botë, dëgjojeni dhe ju o policisë, u bë i famshëm sepse shkruajti dy rreshta filan politikanë thotë se korrupsioni është i dëmshëm vetëm kur nuk jam unë brenda.
Para dy ditësh në blogun e tij shpall super yllin e korrupsionit Edi Ramën. Edi Rama informon ai ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme. Dhe thotë se Edi Rama është brandi ndërkombëtar i korrupsionit. Miqtë tanë, u shokuam nga ata që pamë në Shqipëri. U shokuam nga ato që dëgjuam. Në zyrat e larta e qeveritarët në thonë keni të drejtë, e kuptojmë se kemi qenë të painformuar në narko shtetin e Edi Ramës. Ja u thashë këto se shqiptarët duhet të dinë realitetin. Në kuptimin më absolut të fjalës, shpresa e vetme jemi ne.
Lini një Përgjigje