TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2026, 18:53

Të buzëqeshur dhe duke biseduar ‘kokë më kokë’, opozita rikthehet e qetë në Kuvend; fotot gjatë seancës

Shkruar nga Pamfleti
Të buzëqeshur dhe duke biseduar ‘kokë më
Kuvend

Seanca nisi dhe vijoi pa tensione.

Kuvendi ka zhvilluar pasditen e së hënës seancën e parë plenare pas protestës së opozitës, gjatë së cilës u dogj me molotov vila e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Seanca nisi dhe vijoi pa tensione. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës morën fjalën me radhë dhe paraqitën problematika nga zonat që përfaqësojnë.

Të buzëqeshur dhe duke biseduar ‘kokë më

Në radhët e Partisë Socialiste u vunë re momente bisede mes deputetëve.

Të buzëqeshur dhe duke biseduar ‘kokë më

Ulsi Manja dhe Erion Braçe shkëmbyen batuta në ulëset e tyre, në një atmosferë të qetë.

Të buzëqeshur dhe duke biseduar ‘kokë më

Edhe deputetët e Partisë Demokratike u shfaqën të përqendruar në diskutime. Tritan Shehu dhe Luan Baçi qëndruan pranë njëri-tjetrit gjatë seancës, ndërsa pjesa tjetër e grupit parlamentar mbajti tone të ulëta në debat.

Të buzëqeshur dhe duke biseduar ‘kokë më

Në sallë nuk ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Seanca u zhvillua nga deputetët e të dyja palëve pa ndërhyrjen e tyre.

Të buzëqeshur dhe duke biseduar ‘kokë më

kuvend

Lini një Përgjigje