Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi në seancën plenare u ndal te problematikat e ngritura nga banorët e qarkut të Elbasanit, zonë që ajo përfaqëson në Kuvend.
Gjatë fjalës së saj, nga ulëset e opozitës u dëgjua kënga “Çun Mulaj” e këngëtarit Gjeto Luca. Muzika vijoi ndërsa deputetja qëndronte në foltore.
Bylykbashi reagoi ndaj situatës duke theksuar se çështja që po trajtonte kishte të bënte me interesat e qytetarëve dhe përfshinte si mazhorancën ashtu edhe opozitën.
“E vlerësoj shumë këtë muzikën, por besoj se po flas për një çështje të qytetarëve që i takon edhe opozitës dhe pozitës”, tha Bylykbashi.
Ajo vazhdoi më pas fjalën e saj në Kuvend.
Flijimi mëndjen , sa të jetë Berisha gjallë , nuk ka qetësi në Shqipëri , o spak te ty i kemi sytë , apo edhe " TI " je në " lojë "