Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare në Kuvend.
Vendimi erdhi pasi ai nuk liroi foltoren në përfundim të kohës së përcaktuar për fjalën e tij, duke ndërprerë vijimin normal të punimeve.
Pas ndërhyrjes së drejtuesve të seancës, Shehaj u përfshi në një përplasje verbale me deputetë të Partisë Socialiste. Situata u tensionua për disa minuta përpara se të merrej masa e përjashtimit.
Shehaj nxori në Kuvend një foto të një 19-vjeçari të dhunuar nga policia gjatë protestës së banorëve të Rrjollit, të cilët protestojnë për gati një muaj në mbrojtje të pronave të tyre, të cilat i janë dhënë kompanisë “Genner 2”, për ndërtimin e një resorti luksoz.
Agron Shehaj: Sot ne fakt duhet të flisnim për problemet e njerëzve, por është folur katër orë në këtë parlament dhe nuk u tha një gjysmë fjale për një ngjarje shumë të rëndë që ka pushtuat mediat. Që ka të bëjë me një çështje që ka prekur pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptarë dhe kjo ka ndodhur sidomos falë pushtetarëve dhe politikanëve të korruptuar.Kjo këtu është një pamje (tregon foton e banorëve të Rrjollit duke u përplasur e policinë), një pamje që tregon se si dhunohet një qytetar ndërkohë që Taulanti zgërdhihet. Taulant, e kë parë këtë grushtin Taulant? Ky djali që rrahin këtu me grushta është një 19-vjeçar që mbron pronën e vetë, ku ka lindur, ku ka jetuar, ku është rritur.
E mbron ndërkohë që ju ja keni vjedhur. 150 hektarë i keni marrë fshatit. Ja ka marrë ish-drejtori i Hipotekës Taulant, ish-drejtori i Hipotekës, pasi i keni vjedhur pronën, tani po i dhunoni.
Lini një Përgjigje