TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2026, 08:04

Rama mbledh sot Kryesinë e PS, çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh sot Kryesinë e PS, çfarë pritet të ndodhë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të martë Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë qendrore të kësaj force politike.

Mbledhja pritet të nisë në orën 09:00 dhe, sipas burimeve, në qendër të diskutimeve do të jetë përcaktimi i datës për zhvillimin e Asamblesë së PS-së.

Takimi vjen një ditë pas dorëzimit të propozimeve për ndryshimet në qeveri pranë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Rama u takua me Presidentin më 2 mars në ambientet e Pallatit të Brigadave, pasi godina e Presidencës ndodhet aktualisht në rikonstruksion.

Në një njoftim zyrtar, Presidenca bëri të ditur se kryeministri paraqiti propozimet për riformatimin e kabinetit qeveritar. Sipas procedurës kushtetuese, kreu i shtetit ka një afat prej shtatë ditësh për të dekretuar ministrat e propozuar.

Rama ka propozuar shkarkimin e shtatë ministrave dhe emërimin e disa figurave të reja në kabinet. Mes ndryshimeve të paralajmëruara është largimi i Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në vend të saj si zv/kryeministre është propozuar ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ndërsa drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pritet ta marrë Enea Karakaçi.

 

Lini një Përgjigje