
Këtë të martë, Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas do të vizitojë Tiranën.
Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas do të zhvillojë këtë të martë, 8 Prill, një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të mbajë disa takime dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të rëndësishme që thellojnë bashkëpunimin BE-Shqipëri.
Diplomatja evropiane pritet të mbërrijë në presidencë në orën 08:50, kur është parashikuar takimi me presidentin Bajram Begaj. Më pas, në orën 09:30, do të mbajë takimin me kryeministrin Edi Rama.
Pas këtij takimi, në orën 10:10, në sallën COD në kryeministri, pritet të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firmosja e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 10:25.
Kryediplomatja e BE do të takohet gjithashtu edhe me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes Pirro Vengu. Kallas do të marrë pjesë gjithashtu edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian për kalendarin e punimeve dhe takimeve.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri Kallas që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.
Një ditë më parë, Kallas ishte në Mal të Zi, ndësa ndalesën e fundit të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Kallas do ta ketë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.
Aktiviteti: “Opening of 1st EU-Albania Security and Defense Dialogue”
* Fjalë përshëndetëse e Z. Igli Hasani (Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme)
* Fjalë përshëndetëse e Znj. Kaja Kallas (Përfaqësuese e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, dhe Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian)
* Fjalë përshëndetëse e Z. Pirro Vengu (Ministër i Mbrojtjes)
DATA: 8 PRILL 2025
ORA: 11:55-12:10”
Lini një Përgjigje