TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2024, 08:27

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, Presidenti Begaj pret sot përfaqësues të PS dhe PD

Shkruar nga Pamfleti

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, Presidenti Begaj pret sot

Presidenti Bajram Begaj do të takohet sot me përfaqësuesit e dy partive kryesore, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për të diskutuar rreth datës që do të mbahet në pranverën e ardhshme.

Kreu i shtetit do takohet me sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Nokën dhe kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë PD-ja u shpreh se nuk do të shkojë në takim, pasi beson se Presidenti e ka caktuar datën e zgjedhjeve në bashkëpunim me mazhorancën socialiste.

Por, Begaj nuk e ka anuluar agjendën, për t’i pritur të dy përfaqësuesit e PD-së, që i ka dërguar edhe ftesë.

Ndërsa është planifikuar që Bajram Begaj të takohet edhe me përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

E më pas do të takohet me Celibashin për të vendosur datën e zgjedhjeve.

Javen e kaluar Begaj është konsultuar edhe me  partitë e vogla, të cilat  preferonin 4 majin për të zhvilluar votimet parlamentare. 

Lini një Përgjigje