TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2024, 07:56

Prapaskenat e dhunës në Londër, gazetarja rrëfen si nisi sherri në takimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Prapaskenat e dhunës në Londër, gazetarja rrëfen si nisi
Edi Rama

Gazetarja Fjorela Beleshi, ka zbuluar prapaskenat e dhunës në takimin e kryeministrit Edi Rama me diasporën.

“Pati protestë edhe jashtë sallës ku po mbahej takimi, edhe brenda sallës. Rama disa herë e ndërpreu fjalën për shkak të protestës brenda sallës. Pati konfrontime fizike brenda në sallë dhe jashtë saj, ku ka pretendime nga ana e demokratëve që janë dhunuar nga pjesëmarrës në takim që ishin mbështetës të Partisë Socialiste”, u shpreh ajo.

“Takimi kaloi në konfrontim mes shqiptarësh të ndarë pro dhe kundër kryeministrit Edi Rama”, shtoi gazetarja.

Në lidhje me ndërhyrjen e forcave të sigurisë britanike, Beleshi u shpreh se : “Forcat ishin të pranishme sepse ishte marrë leje për protestën. Policia londineze ka ndërhyrë për të parandaluar konfrontimin fizik mes shqiptarëve. Por, për herë të parë, policia nuk qëndroi vetëm jashtë, por hyri edhe brenda në sallë. Kanë qenë dy efektivë policie brenda sallës për shkak të situatave që u krijuan. Deri kur u larguan të gjithë, brenda dhe jashtë, policia ka ndenjur aty”.

Takimi i Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente nga ‘militantë’ të Partisë Demokratike të cilët ishin infiltruar në rradhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama në 'Copper Box Arena Queen Elizabeth Olympic Park London'

Ndërsa Rama nisi të fliste, nga salla u dëgjua një person që thërriste “Rama ik!.

”Ndejsë për të një grusht të verbërish atje tek dera, të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin aty përballë. Keqardhje por asnjë dyshim me vetëdije se edhe ata janë pjesë e familjes son të madhe” tha Rama.

 

edi rama

Lini një Përgjigje