TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 20:32

"Rama nuk mbajti përgjegjësi", Berisha: Po përdor vrasjen e Martin Canit për mbylljen e Tik Tok

Shkruar nga Pamfleti

"Rama nuk mbajti përgjegjësi", Berisha: Po përdor

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po përdor vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në derë të shkollës, për të mbyllur rrjetin social Tik Tok.

“Edi Rama po përdor vrasjen e Martin Canit për të mbyllur Tik Tokun pasi është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për të”, u shpreh Berisha para mbështetësve te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha tha gjithashtu se kryeministri Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi për krimin që ndodhi shumë pranë shkollës “Fan Noli” dhe lau duart duke thënë se do të mbyllen aplikacionet “Snap chat” dhe “Tik Tok”.

“Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij”, tha kreu i PD.

Lini një Përgjigje