TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 16:44

Protesta e 26 nëntorit, Bardhi nga Divjaka: Fermët të na bashkohen, keqqeverisja e Ramës iu solli varfëri

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e 26 nëntorit, Bardhi nga Divjaka: Fermët të na

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës në 26 nëntor ora 17:00.

Nga një takim të zhvilluar në Divjakë, Bardhi shprehet se mashtrimit duhet t’i bashkangjiten edhe fermerët e Divjakës. Ai theksoi se fermerët e këtij rajoni kanë mjaftueshëm arsye për të protestuar për shkak të keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës, që sipas tij ka sjellë varfëri të thellë dhe ka detyruar shumë fermerë të largohen nga vendi.

Bardhi u shpreh se mungesa e mbështetjes për bujqësinë ka pasuar pasojat më të rënda, duke rritur disavantazhin ekonomik për komunitetin e Divjakës. Ai e cilësoi këtë protestë si një mundësi për të ndryshuar këtë realitet dhe një thirrje për një angazhim të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

“Sot në Divjakë, me strukturat e partisë në njësinë administrative Gradishtë dhe Remas. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e keqqeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës. Mungesa e mbështetjes së duhur për bujqësinë, jo vetëm ka shtuar varfërinë, por i ka detyruar që të largohen nga vendi. Fermerët e Divjakës kanë mjaftueshëm arsye jo vetëm për të ndryshuar këtë realitet të trishtë zgjedhjet e ardhshme, por edhe për të na u bashkuar në protestën e ditës së martë, ora 17:00, në sheshin Willson, në Tiranë”, u shpreh Bardhi.

Lini një Përgjigje