TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 13:53

'Rama ik!' 'Hajdut'/ Incident brenda takimit në Londër, kryeministrit i ndërpritet fjala sapo ngjitet në podium

Shkruar nga Pamfleti
'Rama ik!' 'Hajdut'/ Incident brenda takimit në
Kryeministri Edi Rama

Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike nga Londra se po nxit akte antishqiptare në tokë të huaj.

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët e diasporës që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ai është pritur në Londër me thirrjet 'Rama ik', 'Hajdut', teksa po kërkon nga shqiptarët e Britanisë mbështetjen e për zgjedhjet e vitit 2025.

Brenda sallës pati protestues me parrulla në duar "Rama ik" të cilët u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë.

Teksa disa qytetarë dolën kundër shefit të qeverisë, mbështetësit e kryeministrit thërrisnin “Rama, Rama”, për të mbytur zërat e “kundërshtarëve”.

Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi duke kërkuar ndjesë për protestuesit para sallës ku po mbahet takimi dhe tha se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit. 

“Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftes për ambasadorin tonë se ishte i gatshëm të shkonte në takim pastaj ata nuk u bënë më të gjallë”. , tha Rama.

Më pas kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike nga Londra se po nxit akte antishqiptare në tokë të huaj.

Kreu i qeverisë u shpreh se PD i kishte bërë ftesë ambasadorit të Shqipërisë për të marrë pjesë në takimin në Londër.

Sipas Ramës, ambasadori iu ishte përgjigjur pozitivisht ftesës, por “PD nuk u bë më e gjallë”.

“Më detyrojmë që të kujtoj se para disa ditësh këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar ftesë për ambasadorin tonë, ktheu përgjigje se ishte i gatshëm të shkonte në takim por nuk u bënë më të gjallë”, tha Edi Rama.

kryeministri edi rama

Lini një Përgjigje