TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 12:02

"Kriminel"/ Takimi me diasporën, Rama pritet me protesta nga shqiptarët në Londër (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
"Kriminel"/ Takimi me diasporën, Rama pritet me protesta nga
Edi Rama

“Ai i përzuri të gjithë këta shqiptarë dhe tani i përndjek dhe i intimidon edhe këtu”.

Një orë para takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e diasporës në Londër, përfaqësuesit e opozitës kanë thirrur një protestë para sallës Copper Box.

Në hyrje të sallës ku do të mbahet takimi ka një prani e madhe e forcave të policisë në Londër. 

Protestuesit kanë vendosur parulla kundër Ramës në gardhet rrethuese të hyrjes se sallës.

"Kriminel"/ Takimi me diasporën, Rama pritet me protesta nga

“Ardhja e kryeministrit është pritur me protesta. Mbaruan votat nga Shqipëria, tani hambari i votave është diaspora. Të gjithë janë të dislokuar këtu. E gjithë qeveria dhe PS është në Londër. Një fushatë jashtëzakonisht e madhe. Ky takim është organizuar nga muaji korrik, është anuluar dy-tre herë dhe arsyeja ka qenë pajisja me viza e të gjithë administratës. Nuk e kuptoj çfarë kërkojnë nga diaspora? Polici e madhe”, tha kreu i PD-së dega Londër, Shkëlzen Rustemaj.

"Kriminel"/ Takimi me diasporën, Rama pritet me protesta nga

Ai e konsideron përndjekje dhe intimidim takimin e Ramës me shqiptarët e Londrës, pasi sipas tij ai i përzuri nga vendi i tyre.

"Kriminel"/ Takimi me diasporën, Rama pritet me protesta nga

“Ai i përzuri të gjithë këta shqiptarë dhe tani i përndjek dhe i intimidon edhe këtu”.

Ndërkohë edhe deputetët dhe kryebashkiakët socialistë që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama janë pritur me protesta.

"Kriminel"/ Takimi me diasporën, Rama pritet me protesta nga

Taulant Omi, shqiptar i diasporës u ka zënë pritë në dalje të një salle shoqëruesve të Ramës, kryetarit të Bashkisë së Koplikut, Tonin Marinaj, Pandeli Majkos, Alket Hysenit etj.

Omi ka pyetyr secilin prej tyre duke iu drejtuar, “o hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën.

“O hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp? Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot?", dëgjohet ai teksa u drejtohet socialistëve që dalin nga salla.

Sakaq, mësohet se të paktën 30 policë britanikë dhe punonjës të një kompanie private sigurie janë angazhuar për ruajtjen e eventit.

"Kriminel"/ Takimi me diasporën, Rama pritet me protesta nga

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës.

Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. 

Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.

rama londër

Lini një Përgjigje