TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 13:28

Juristrja: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shkruar nga Pamfleti
Juristrja: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar
Ish çifti Meta-Kryemadhi

Juristja e njohur, Brizida Gjikondi në një intervistë për gazetën “SOT”, është shprehur se deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta se është i pafajshëm dhe se çdo gjë që ka ndodhur është bërë nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është taktikë e të dyve që të shpëtojnë pronat e tyre të vëna në mënyrë të paligjshme.

-Në lidhje me sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit me urdhër të SPAK, çfarë mendoni për veprimet e institucioneve të drejtësisë? A është ky një mesazh për politikanët që ndodhen nën hetim?

Ajo është thjesht një masë paraprake, pasi zonja në fjalë mund të vazhdojë ti përdorë ato prona, Quhet Sekuestro Preventive, ka procedura të tjera deri sa të marrë formë të prerë dhe të konfiskohen përfundimisht, dhe jo vetëm ato.

-Ilir Meta ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se çdo gjë që ka ndodhur është bërë nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, pa dijeninë e tij. Si e vlerësoni këtë qëndrim? A është kjo një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia?

Jo nuk është taktikë për të shpëtuar nga përgjegjësia, por është taktikë e të dyve që të shpëtojnë pronat e tyre të vëna në mënyrë të paligjshme. Ai është shkaku që kanë qenë dhe janë bashkë dhe aq vlejnë.

Lini një Përgjigje