TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 13:57

Takimi në Londër, Rama sulmon Suella Baverman: Na quajti pushtues, por ne nuk morëm kokën e Mbretëreshës!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi në Londër, Rama sulmon Suella Baverman: Na quajti pushtues, por
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, po mban fjalimin e tij në takimin që ka organizuar me shqiptarët e diasporës në Londër.

Gjatë fjalës së tij ai sulmoi ish-politikanen Suella Baverman, e cila shigjetoi shqiptarët duke thënë se janë pushtues.

“Para disa ditësh këtu erdhi për një takim partia tjetër, që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë. Ambasadori ktheu përgjigje dhe ata nuk u bënë më të gjallë. Për tu kthyer te biseda, ju e mbani mend një ish ministre të brendshme të këtij vendi, që u bë mishërimi i politikës djallëzore duke na treguar ne shqiptarët si rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tha se prurja e shqiptarve ishte pushtim, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtare të një armate placckitëse, jo pjesë e matjes njerëzore që punon në këto toka. Na quajti pushtues a thua se kishim ardhur per të marrë kokën e Mbretëreshës, jo për të ndihmuar ekonominë britanike e cila vuan për krah pune. U ngritën dhe disa të tjerë që na treguan me gisht”, tha Rama.

rama takim ne londer

Lini një Përgjigje