TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 14:15

Takimi me shqiptarët në Londër, Rama: Do ndërmarrim nismë ligjore për regjistrimin!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me shqiptarët në Londër, Rama: Do ndërmarrim
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në takimin e organizuar me shqiptarët e diasporës në Londër.

Ai tha se së shpejti do të ndërmarrë një nismë ligjore për regjistrimin e të gjithë fëmijëve, që u regjistruan si kosovarë në .  

‘Edhe disave prej jush ju është dashur të fshihni identitetin e tyre. Disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve. Do ndërmarrim së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin e të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Angli, do vijojnë përpjekjet diplomatike për të mundësuar të gjithëve ju që keni një kohë rikthimin e emrit të babës dhe nënës në të gjitha rastet që ju e dëshironi këtë.

Sot është kollaj të thuhet se ata abuzuan me sistemin e këtushëm duke ndërruar emrin dhe ndërtuar një jetë më të mirë, vetë ndarja mes refugjatëve politikë dhe ekonomikë, në çdo kohë është vetëm një mjet për të justifikuar”, u shpreh Rama.

takimi i rames me shqiptaret ne londer

Lini një Përgjigje