Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Londër nuk ka lënë pa sulmuar opozitën, duke u kërkuar shqiptarëve që me votë t’i tregojnë se duhet të largohen njëherë e mirë.
Ai u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste duhet edhe për t’i dhënë goditjen e fundit Berishës, për të shpëtuar opozitën nga pëngmarrësi.
“Fitorja e radhës duhet të jetë triumfi i një vizioni për botën, për vlerat njerëzore të respektit. Ju jetoni në një lagje, njëri socialist dhe tjetri demokratë, por kur shiheni nuk i vini duart në fyt por i jepni dorën dhe mbështesni.
Shqiptarët e zakonshëm, ata që jetojnë me punë duhet ta përzënë djallin e ndasisë. Përqafoni alternativën që ju bën krenar, për veten dhe fëmijën e tyre. Fitorja jonë duhet të jetë një fitore përfundimtare edhe për opozitën që duhet të clirohet nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve.”
Teksa kryeministri mban fjalën në Londër, në sallë dëgjohen thirrje “Rama ik!”.
Por këtë grup që e cilëson si pakicë, Rama bën përgjegjëse opozitën në vend duke theksuar se vend më për ndasi mes shqiptarëve nuk ka.
"Së bashku me ata pak që ishin futur këtu si diversantë, të cilët nuk janë fajtorë, sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata të cilëve ju të gjithë së bashku me votë pranverën e ardhshme duhet t’u tregoni se duhet të largohen një herë e mirë, nga oborri i mexhelisit tonë, ku ka vend për të qenë të ndarë me pikëpamje, por nuk mund të ketë më vend për të qenë të ndarë në këtë formë, ku ndasia u shfaq sot: me 3000 veta këtu dhe 30 veta atje jashtë, të cilët nuk ndalonin së shari në shembullin e atyre që e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë në sokakun e të marrëve që vetëm shajnë e vetëm predikojnë shkatërrim. Sot ju nuk jemi më ata që ishin kur erdhët këtu me emër tjetër. Por as Shqipëria nuk është më ajo që ishte 11 vite më parë kur emri i saj përgojohej. Lere të lutem, mos e ngacmo se është tek pullë, e kemi si hudhër.”
Lini një Përgjigje