TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 19:07

Protesta e opozitës/ PD publikon 5 rrugët që do të bllokohen, si do të ndahen deputetët

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës/ PD publikon 5 rrugët që do të

Partia Demokratike ka publikuar planin për organizimin e protestës së 26 nëntorit të thirrur nga opozita.

Ashtu si në protestën e fundit të 29 tetorit, të quajtur mosbindje civile, edhe të martën do të ndiqet e njëjta strategji. PD njofton se do të ketë bllokim rrugës dhe aksesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.

Deputetët janë ndarë në grupe, ku do të bllokojnë pika kyçet të Tiranës, përfshirë Bashkinë, Rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Willson” dhe “Pallati me Shigjeta”.

Deputetët Edi Paloka, Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu dhe Ina Zhupa do të jetë te Bashkia e Tiranës.

Deputetët Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela dhe Asllan Dogjani do të mblidhen te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi. Ndërsa deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula do të jenë te “Rruga e Elbasanit”.

Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi do të drejtojnë tubimin te “Sheshi Willson”.

Në nyjën e pestë, konkretisht te “Pallati me Shigjeta”, do të jenë deputetët Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika dhe Greta Bardeli.

Plani i PD për protestën e 26 nëntorit, pikat e bllokimit dhe deputetët:

1-Bashkia

Degët 7, 9, 10 dhe 14

Deputetët: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa

2-Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”

Deget 11, Kamëz, Vore, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës

Deputetët: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani

3-“Rruga e Elbasanit”, Ura te Xhamia

Degët 1, 2, 3, 4, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë

Deputetët: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

4-“Sheshi Willson”

Degët 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë

Deputetët: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi,

5-Pallati me Shigjeta

Degët 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër

Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Lini një Përgjigje