TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2024, 18:43

"Turp për Ramën dhe Berishën", Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare, jashtë nxisin dhunë mes shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

"Turp për Ramën dhe Berishën", Basha: Në

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me emigrantët shqiptarë sot në Londër.

Ai ka sulmuar dy kryetarët e mazhorancës dhe opozitës, duke thënë se në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrit, ndërsa jashtë nxisin dhunë dhe përplasje mes shqiptarëve.

“Turp e faqja e zezë për Edi Ramën e Sali Berishën”, u shpreh Basha në një postim në rrjetin social Facebook.

“Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin për interesa të tyre dhe jashtë vendit, siç ndodhi sot në Londër, nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve”, theksoi ai duke komentuar antimitingun e opozitës para godinës ku do mbahej takimi i kryeministrit me Diasporën.

Basha shkruan se ata kanë interes vetëm pushtetin e tyre të cilin e duan me çdo çmim, madje edhe mbi gjakun e shqiptarëve me shpresën se do t’i shpëtojnë llogaridhënies para ligjit.

“Pamjet e sotme të përplasjes mes shqiptarëve në Londër janë drithëruese. Këto pamje të shëmtuara duhet të marrin fund dhe shqiptarët të ndërgjegjësohen që të mos përdoren si mish për topat e pushtetit të Edi Ramës dhe Sali Berishës”, vijoi Basha.

Lini një Përgjigje