
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vijon konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të përgjithshme 2025.
Ditën e nesërme, Begaj pritet të nisë konsultimet me Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Orari i parashikuar për të takuar përfaqësuesit e PD-së është 10:30.
Edhe pse selia blu është shprehur se do të refuzojë konsultimet me kreun e shtetit, Begaj nuk e ka anuluar axhendën, për t’i pritur 2 përfaqësuesit e PD, që ju ka dërguar ftesë. Konkretisht Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreut të grupit, Gazment Bardhit.
Ndërkohë që takimi me përfaqësuesit e PS-së është caktuar për në orën 11:30. Në fund Kreu i Shtetit do të përmbyll konsultimet me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, para se të shprehet për datën e zgjedhjeve.
Vlen të kujtohet se Begaj është konsultuar edhe me kryetarë dhe faktorë politikë të tjerë.
Lini një Përgjigje