Komisioni i Etikës në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, vendosi përjashtimin me 15 ditë nga Kuvendi, të kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Komisioni i Etikës u mblodh pas kërkesës së PD për përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi.
Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes, i kushtoi Bardhit përjashtitmin me 15 ditë nga Kuvendi.
Kërkesa e socialistëve për përjashtimin e Bardhit u firmosur nga 14 deputetë, mes të cilëve pjesa më e madhe, të ulur për herë të parë në këtë legjislaturë në karrigen e deputetit.
Përplasja e kreut të grupit parlamentar të PD me Niko Peleshin në seancën e së enjtes erdhi për shkak të procedurës, teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Bardhi kërkoi që të ishin vetë deputetët që të parashtronin në seancë pyetjet për Komisionerin, por Peleshi refuzoi duke iu përmbajtur vetëm pyetjeve me shkrim të dorëzuara më herët nga deputetët.
Përplasja verbale mes tyre çoi në përjashtimin e Bardhit nga salla, por për shkak të refuzimit të demokratit për të lënë sallën, Peleshi kaloi në votim dhe mbylli seancën, sërish pa mbyllur diskutimet për rendin e ditës.
Lini një Përgjigje