TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2025, 11:35

“Ngjarje kriminale të vazhdueshme dhe zinxhir", Ina Zhupa akuza Ilir Prodës: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

“Ngjarje kriminale të vazhdueshme dhe zinxhir", Ina Zhupa akuza

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka hedhur akuza ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, teksa ka ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e ngjarjeve kriminale në qytetin e Sarandës dhe mungesën e reagimit efektiv nga strukturat e rendit.

Zhupa theksoi se Saranda është kthyer në një vatër të pasigurisë publike, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe në muajt e fundit të vjeshtës, ku rastet e rrëmbimeve, plagosjeve, vrasjeve dhe shpërthimeve kanë qenë të shpeshta.

Zhupa theksoi se është e nevojshme që Policia e Shtetit të ndërhyjë menjëherë, të monitorojë terrenin dhe të marrë masa proaktive për të parandaluar krimet, duke qenë pararendëse e ngjarjeve dhe jo vetëm për të reaguar pas tyre.

Demokratja gjithashtu kërkoi që autoritetet të intensifikojnë praninë në terren dhe të zbatojnë kontrolle të rregullta për të siguruar paqen dhe sigurinë në Sarandë.

“Ngjarjet e vazhdueshme kriminale janë bërë refren në qytetin e Sarandës, ku që nga sezoni turistik por dhe tani në muajt e parë të vjeshtës vazhdojnë më rrëmbime, plagosje, vrasje, shpërthime, të cilat rrezikojnë jeten e banorëve të qytetit të Sarandës.

Si deputete e Sarandës kam ndarë shpesh shqetësimin publik për këtë gjëndje, duke i kërkuar Ministrisë së Brëndshme nëpërmjet strukturave të policisë së shtetit të reagojë. Të vërë në kontroll dhe të monitoroj terrenin në qytetin e Sarandës.

Duhet që Policia e Shtetit të reagoj për të parandaluar ngjarjet, për të qenë ajo pararendëse e asaj që do të ndodhi në Sarandë dhe jo për të numëruar viktimat mbasi ngjarja ka ndodhur”, tha Ina Zhupa.

Lini një Përgjigje