TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2025, 10:26

“Kohën e kaloj më shumë mes 4 mureve”, Rama: Nuk më është shuar ende zjarri për të lënë politikën

Shkruar nga Pamfleti

“Kohën e kaloj më shumë mes 4 mureve”, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama, në podcastin ‘Flasim’ që e drejton vetë dhe herë pas here fton personazhe të ndryshëm, tha se shumicën e kohës e kalon mes 4 mureve dhe kontaktin me natyrën e ka shumë të paktë.

Rri në natyrë shumë më pak nga sa duhet të rri në të vërtetë. U bë kohë që i kam kaluar të 50-at. Natyra ime janë muret, koha kalon më tepër mes 4 mureve dhe çdo vit kalon më shpejt se viti paraardhës dhe kur kthen kokën pas mahnitesh se si ka kaluar shpejt koha”, tha ai.

Në lidhje me faktin se a ka menduar ndonjëherë të lërë detyrën dhe politikën, Rama tha se ende nuk i është “shuar zjarri” për këtë profesion.

Kjo është një histori ngjitjesh e zbritjesh, në momente të caktuara ndjehesh i rrëzuar, ka shumë presion, stres, dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë dhe e pamundur t’ja shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm, jo në kuptimin fizik, siç kam unë gjysmën time më të mirë për shembull, por kur merr një vendim je vetëm sepse ti do të përballesh me pasojat.

Kjo është një punë me vendime ë shpeshta çdo ditë.

Lërë këtë punë për mua është sipërfaqësore, nuk vjen nga thellë. Nuk e kam insistuese ndryshe do kuptoja që ka mbaruar zjarri, dhe deri këtu e kisha. Mua nuk më është shuar zjarri”, tha ai.

2 Komente

  1. T
    Toni Faqeziu

    Si cun mami atje do e kalosh, pse ku? Cunat e Tirone te brezit tone kane lujt me llastiqe, top 50 lekesh te cpum, "vjedhshin" kumllat e komshiut, shkojshin ne lum vetem me breke se ua merrnin zhulsat "trima" rrobat te Lumi Tirones, Ura Brarit, Liqeni Artificial, bojshin na nji pisllik neper fermen e "Gj. Dimtr..." tu mor na nji pjeshte e rrush, por kurre nuk i ngacmojshin gocat e mehalles se i kishin si motra. Kurse ky llaveshi shkote si torre mbas basketbollistave tu i bo me qesh qe ta mbajshin ne ekip. Na flliq moderni neper Europe tu shku ne takime me atletike te bardha e brekushe turkoshakesh. Do me e majt me te gjithe mire me rrjep ndonje dicka, natyrisht per bythen e vet. Tirona nuk ka uje neper shtepi per 24 ore por vetem per 2 ore e ku llaveshi na ka bere super vile ne rrenze te Dajtit qe te na mbikqyre ne cunat e Tirones mos vjedhim pjeshka e kumlla ne fermat qe i zhduken e i mbushen me pallatet e zaptuara nga ruse e ukrainas. Shqon ne plazh e nuk kap televizori Tiranen por stacione muti sllave jane me dhjetra. Kryeministrine e ka kethyer si kopshtet e kalamajve me pacavure muresh e kur vijne Otomanet u dhuron "kryevepra" si Koci i Teto Sofkes. A doni me per Belulin se bemat e tij nuk kane fund.

    1. A
      Admir Arditi

      Po te kishe zjarr do ishe qeruar me kohe nga politika o basketpolipiktor qe ne asnje fushe nuk u bere sagllam por mbete çerekli, çerek basketbollist, çerek piqturist, çerek politiqan e çerek sagllam. Po do ti besh nje nder shqipove qe i ke zhyt ne mizerabilitet beje realitet ate zjarr qe thua se nuk te esht shu, lshoje zyren qe e ke mberthy me thonj dhe qerroju nga politika.

      Lini një Përgjigje