TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2025, 17:16

"Kulla të ngritura me para droge", Berisha: Qytetarët nuk përballojnë dot çmimet e larta të apartamenteve

Shkruar nga Pamfleti

"Kulla të ngritura me para droge", Berisha: Qytetarët nuk

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po mban në këmbë ekonominë e vendit përmes pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.

Berisha shprehet se 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, pasi janë ndërtuar për të pastruar paratë e pista.

Kryedemokrati thekson se me çmimet e vendosura për këto ndërtime, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge.

“Ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit.

Ndërkohë që 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge”, shkruan ai në rrjetin social “Facebook”.

 

Lini një Përgjigje