
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar 150 milionë lek për t’ju shpërndarë partive politike për zgjedhjet e 11 majit. Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara u shpërndanë 130 milionë lek.
Fondi u rrit me 20 milionë euro, për shkak se në këto zgjedhje do të votojë edhe diaspora. Emigrantët jashtë vendit kanë shprehur interes të lartë për tu regjistruar për të votuar për zgjedhjet e 11 majit. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.
Lini një Përgjigje