TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Janar 2025, 13:08

Raporti i FMN për Shqipërinë, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve!

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i FMN për Shqipërinë, Tabaku: Sistemi i kapur, u

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa vë në dukje se ekonomia po rëndon xhepat e shqiptarëve.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku tha çmime po bëhen të papërballueshme pasi po rriten çdo ditë, kurse pagat dhe pensionet mbeten në vend.

Deputetja renditi disa nga pikat e propozuara si zgjidhje të situatës, teksa theksoi se situata në vend është ‘pasojë e një sistemi të kapur, që i shërben vetëm një grushti njerëzish të pasur, ndërsa familjet shqiptare përballen me vështirësi të mëdha’.

“FMN: Ekonomia shqiptare po i rëndon xhepit të familjeve! Në raportin e saj të fundit, FMN ka konfirmuar atë që çdo familje shqiptare ndjen çdo ditë: ekonomia jonë është në krizë.  Çmimet në rritje, pagat në vendnumëro – Ushqimet, energjia dhe qiratë po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme, ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten të ulëta. Sistemi i kapur që i shërben të fortëve – Përjashtimet tatimore dhe mbështetja për oligarkët dëmtojnë bizneset e ndershme dhe familjet e zakonshme.

Mungesa e mundësive për të rinjtë – Të rinjtë tanë po largohen, sepse këtu nuk shohin asnjë mundësi të ndershme për të ndërtuar një të ardhme. Çfarë mund të ndryshojmë? Taksat e ulëta, të ndershme dhe të drejta për bizneset e vogla dhe të mesme që mbajnë familjet shqiptare. Ndihmë për të përballuar jetesën – pensione më të larta dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta. Reforma për një sistem ekonomik të drejtë, ku jo vetëm të pasurit dhe të privilegjuarit përfitojnë.

Shqipëria ka nevojë për një plan emergjence ekonomike! Është koha që ekonomia të shërbejë për qytetarët, jo për të pasuruar më tej një grusht njerëzish”, shkruan Tabaku.

Lini një Përgjigje