
Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi në '5 Pyetjet me Babaramon' se Kurti dhe Vetëvendosja nuk do marrin më shumë se 51% në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas Spahiut, Kurti do i duhet koalicion për të formuar qeverisjen e re.
'Kam një prognozë të shkurtër, nëse në shkurt pas dy javësh do kemi rrudhje të Vetëvendosjes, do dali e parë por më e dobët se 4 vite më parë. Do ketë koalicion. Do kemi një qeverisje me bazë më të gjerë. Në Shqipëri mendoj se PS nuk do ketë rrudhje të votave, do marri më shumë mandatye se në vitin 2021.ka dy faktorë, i jashtmi me të dy vendet.
Në Kosovë SHBA janë shprehur me atë deleguarit Grenell. Kundër qeverisjes Kurti dhe tregon se qeverisja nuk gëzon mbështetja. Qeverisja e Edi Ramës gëzon mbështetje ndërkombëtare. E dyta, në Shqipëri Edi Rama nuk forcohet për shkak të një qeverisje më të mrië, por prej një opozite të përçarë, e konsumuar, me probleme me drejtësinë.'
Ndërkohë lidhur me zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Spahiu i sheh shumë të avantazhuara partitë e reja këto zgjedhje parlamentare në dallim nga zgjedhjet e mëparshme. Sipas tij, avantazhi i partive të reja, vjen prej SPAK-ut, votës së diasporës dhe rrjeteve sociale.
'Partitë e reja kanë një aleat që as baba nuk do ja dhuronte. Kanë aletaë SPAK që nuk e ka pasur asnjë parti. Që çon çdo ditë ministrat e qeverisë apo liderat e opozitës, është një dhuratë që ndodh një herë në shekull. i hapet një problem që në publik nuk i ka ndodhur më parë. Partitë e reja kanë një aleatë që nuk ekzistonte një dekadë më parë, rrjetet sociale. Sot janë 2 mijë portale. Dominonin 50% të tregut. Konsumi i Ramës me Berishën nuk janë pak sot pas 10 vjetësh. Të të shtohen 1 mln vota të diasporë, avantazh i madh.
12 vite më parë ishte kryeministër Berisha shumë i fuqishëm, me aleatë ndërkombëtarë, me futjen në NATO. Nga ana tjetër ishte një Edi Ramë i pakonsumuar, me një PS të fuqishme. Ka ardhur me 1 mln vota. Sot partitë e reja i gjejnë të dërrmuara si PS dhe PD. Lufta politike ndaj partive të reja kla qenë më e paskrupullt se më parë. Ne na kanë marrë çdo strukturë. Sikur sot të vihen televizoinet kombëtare, dhe të thonë çagen partia e reja, e denigrojnë e çmontojnë për një javë. Sot nuk ka asnjë shembull', shprehet Spahiu.
Lini një Përgjigje