TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2025, 22:48

“Më uli në tryezë me izraelitin”, Ahmetaj: Si Rama më kërkoi t’i kaloja borxhin privatisht mikut të tij

Shkruar nga Pamfleti

“Më uli në tryezë me izraelitin”, Ahmetaj: Si Rama

Ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka denoncuar afër e Edi Ramës. Ai ka treguar se si kryeministri i ka ulur në një tavolinë mikun e tij për t’i kaluar atij borxhin.

Ahmetaj: Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar.

Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të Financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes time për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN.

 

Lini një Përgjigje