TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2025, 22:36

‘14 mijë euro për një fluturim’/ Ahmetaj: Rama e ka falimentuar 'Air Albania'-n, humbja 20 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

‘14 mijë euro për një fluturim’/ Ahmetaj: Rama e ka

Ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka denoncuar me fakte se si kryeministri Edi Rama ka falimentuar Air Albania, duke shkaktuar një dëm prej 20 milionë euro.

Gjatë intervistës së tretë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj theksoi se shqiptarët vetëm për një devijim të udhëtimit të Ramës nga Tirana për në Romë, kanë paguar 14 mijë euro.

Ahmetaj: Vijmë të projekti Air Albania. Do ju sjell një gjë shumë interesante. Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori, bëhet fjalë për 1 janar 2024 dhe është edhe viti 2023. Që nga 31 dhjetori i 2019, humbja e Air Albania, e cila tejkalon gjithë totalin e aksionit të grupit, pra grupit ku ishte krijuar Air Albania, nuk e fusin në këtë bilanc të konsoliduar është 20-milionë euro. Dhe vuri figuara e kombit si imazh. Shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre për çarterin e tij. Aty jemi duke folë për devijim, nga Tirana për në Romë, një fluturim është 14 mijë euro. Sipas këtyrë dokumentave ky kapital është shkrirë. Le ta investigojnë dhe unë kërkoj të faluar nëse nuk është kështu. Ose le të më çojnë në gjyq për këtë. Meqë deshën dokumenta këta analistët që merr ti atje.

Për projektin e agregatëve në Vlorë nuk dua të ndaloj. Është një skandal korruptiv ku gjakderdhja financiare ende vazhdon. Le të mos e investigojë Altin Dumani, le të merret me pllakat e banjos së Erjolës, le t’i shkatërrojë jetën fëmijëve të mi. Le të na përndjekin nga mbrapa. Lë të përndjekë gjithë miqtë e mi.

 

Lini një Përgjigje