TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2025, 22:15

“Do ta bëjë, e ka ndarë mendjen”, Nikoll Lesi zbulon planin e Ramës për krijimin e shtetit bektashi

Shkruar nga Pamfleti

“Do ta bëjë, e ka ndarë mendjen”, Nikoll Lesi zbulon

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesideklaroi se Edi Rama është i vendosur që të bëjë shtetin bektashi, sipas modelit të Vatikanit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lesi tha se Rama do ta bëjë këtë me një status jashtë parlamentit, sepse nuk i ka 94 votat për ta votuar.

Pjesë nga biseda

Nikoll Lesi: Duke njohur Edi Ramën me këtë vendimmmarje jemi para një fakti të kryer, por statusi është i pakryer. Shteti i Vatikanit është krijuar si shtet në shkurt 1929 nga Mbretëria e Italisë.

Unë pyeta disa juristë. Duhen 94 vota për të votuar në Kuvend. Në këtë sens nuk ka si e ndryshon me kushtet se shteti shqiptar është unik dhe i pandashëm.

Elena Kocaqi: Nuk bëhet juridikisht është vepër penale.

Nikoll Lesi: Një jurist i PD-së e pyeta si do ta bëjë Rama me vendim parlamenti. Ndoshta do të gjejë një status jashtë parlamentit. Rama do ta bëjë këtë e ka ndarë mendjen. Shtet si Vatikani nuk e bën dot.

Elena Kocaqi: Juridikisht nuk ka asnjë mundësi. Nuk ka shanse. Vetëm status shtetëror siç e tha në OKB nuk e bën dot.

Lini një Përgjigje