TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2025, 22:08

Arben Ahmetaj nxjerr faktet "bombë": Dy muaj më parë janë grisur dy urdhër arreste të SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Arben Ahmetaj nxjerr faktet "bombë": Dy muaj më parë

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në “rrëfimin” e tij të tretë ka deklaruar se dy muaj më parë janë grisur dy urdhër arreste të lëshuar nga SPAK.

Në një intervistë për “Syri Tv”, Ahmetaj theksoi se këto dy urdhër arreste për korrupsion janë zhdukur krejt papritur.

Pjesë nga intervista:

Ahmetaj: Pyetje kam për gazetarët investigativë, gërmoni, shkoni në doganë po qe se nuk gjetët 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni te unë. Gërmoni të nderuar gazetarë investigativë, a janë grisur dy urdhër arreste para 1 muaji e gjysëm, 2 muaj në lidhje me laboratorët. A janë rrëzuar dy urdhër arreste?

Pyetje: Ju po thoni që SPAK ka kërkuar dy urdhër arreste për AKSHIN dhe gjykata i ka rrëzuar?

Ahmetaj: Janë rrëzuar dy urdhër arreste. Nuk e di gjykata, unë akoma nuk e kam rimarrë kujtesën të plotë. Investigojeni. Dy urdhër arreste janë grisur, ashtu siç edhe te Inceneratori i Tiranës që do vijnë më vonë.

Pyetje: Në raport me korrupsionin tek AKSHI

Ahmetaj: Tek laboratorët. Po tek AKSHI

Lini një Përgjigje