TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2025, 21:54

Arben Ahmetaj: “Top Channel” zyrë e qeverisë, ka marrë miliona euro nga inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti

Arben Ahmetaj: “Top Channel” zyrë e qeverisë, ka

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vendosur të flasë sërish. Ai ishte sot te “Syri Tv”, ku nuk ndali sulmet ndaj televizionit “Top Channel”. Sipas tij, ky televizion ka marrë miliona nga inceneratorët.

Ahmetaj: Vazhdojmë te media. Njëra merr tender korrupsioni, njëra paguhet nga plaçkitësja, tjetri merr pronat shtetërore, tjetri kërcënohet… mirë mo, nja një fund kjo??? Unë ka këtu një pjesë të vendimit të inceneratorit të Tiranës, të hetimit. Nuk do merrem as me cilësinë, as me sipërfaqësinë, as me shkurtimin, as me heqjen, as me grisjen e urdhër-arresteve, nuk do merrem. Do merrem me verifikimin e asaj që kam thënë në shkurt të vitit 2023, që ka një strukturë gjysmë mafiozë politikë-incenerator-media. Top Channel është media. Këtu vërtetohen transaksionet midis pronarëve të TCH, ish-kryeredaktorit të TCH miliona euro. Nuk me besuan shqiptarët, sepse dilte TCH, nuk ka shkuar deri në fund, po nuk do Altin Dumani të shkojë deri në fund, kjo është dosje e SPAK.

Jemi në 2025, si mundët more të vihet një televizion kombëtar të vihet kundër meje se do kreu i organizatës. Një sqarim juridik procedural për këtë dosje. Ministria e financave nuk ka dhënë miratim, saktë është ajo pjesë, por duhet korrigjuar, ministra nuk ka dhënë miratim, është shprehur ‘no coment’, sepse ka refuzuar angazhimin e parave të buxhetit të shtetit me firmën time, jo një herë po pesë herë, dhe ka shkruar ne shprehemi pa komente përderisa ju do ta paguani vetë inceneratorin, por duhet të merret aprovimi nga të gjitha qarqet. Këtë dosje e kam në detaje dhe të gjitha transaksionet e bëra nga grupi mafioz, kreu i organizatës, plaçkitësja, pronaro faktik i incerneratorit të Tiranës, inceneratorët, Top Channel. Janë të gjitha në këtë dosje. E ka SPAK-u. meqë në 2023 del kreu i organizatës dhe thotë po të isha unë SPAK-u ai do t’i kishte punët më keq, dakord, e bërë me keq. Po kam dyshime serioze Cim Peka se të më ndjejnë qytetarë, po të më ndjejë edhe SPAK-u për këtë, ta dëgjojnë qytetarët, që urdhëri i arrestit me urgjencë- kam një pyetje për gjyqtarin, që nuk e njoh, po më thonë është dinjitoz, Erion Bani, si ka mundësi, për çfarë arsye e firmose urdhrin tim të arrestit? Çfarë kisha bërë unë në atë dosje? A e mendove dot si gjyqtar, a e mendove dot si si profesionist? Unë e kuptoj Altin Dumanin dhe Millonain, kishin marrë urdhër dhe ju duhej statistike, e kanë personale, nuk i mirëkuptova, por e kuptova. Me logjikën e tyre duhet të isha sot dy vjet në burg në pritje të çuarjes së dosjes në gjyq, që nuk e çonte dot se nuk e lidhte, nuk lidhet as me pastrimin e parave, po duhet të rrija në burg dhe të prisja Altin Dumanin t’i ngrefej logjika.

 

Lini një Përgjigje