TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2025, 20:52

Afera me tenderët, prokuroria italiane kërkon arrest për mikun e Ramës dhe arkitektin e betonizimit të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Afera me tenderët, prokuroria italiane kërkon arrest për mikun e

Hetimi zbuloi se mes komisionerëve të tenderit dhe arkitektëve ka pasur kontakt të mëparshme, duke ngritur dyshime për përcaktimin e fituesit...

Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpiak për dy yjet e arkitekturës me famë botërore: Stefano Boeri dhe Cino Zucchi. Ky i pari është një emër i njohur dhe për ne, pasi është arkitekti që projektoi planin Urbanistik të Tiranës dhe njihet si mik i kryeministrit Rama. Shumë ndërtime në Tiranë kanë firmën e tij dhe pa frikë mund ta quajmë si njeriun që betonizoi Tiranën. 

Kërkesa e prokurorëve lidhet me një hetim mbi një pretendim për manipulim të ofertës në një konkurs ndërkombëtar për krijimin e Bibliotekës së re Evropiane të Informacionit dhe Kulturës. Një strukturë që pritet të ndërtohet në vitin 2026.

Hetimi zbuloi se mes komisionerëve të tenderit dhe arkitektëve ka pasur kontakt të mëparshme, duke ngritur dyshime për përcaktimin e fituesit.

Hetimi ka zbuluar një marrëveshje, "midis pjesëmarrësve në tenderin Lunati Angelo Raffaele, Floridi Giancarlo (Onsitestudio) dhe komisionerëve Zucchi dhe Boeri, të cilat ndodhën për shkak të ndërhyrjes së Pier Paolo Tamburelli (partneri i Studio Baukhu ), profesionist i përfshirë personalisht në hartimin e projektit fitues të tenderit dhe me të cilin Lunati dhe Floridi mbajtën kontakte gjatë procedurës”. Këtë e kanë shkruar prokurorët e Milanos në akuzat për kërkesën për arrest shtëpie për dy arkitektët.

Duke shkelur anonimitetin e parashikuar nga tenderi i shpallur nga Bashkia e Milanos, “Tamburelli ra në kontakt të përsëritur me komisionerët Zucchi dhe Boeri gjatë procesit të vlerësimit të projekteve konkurruese në vitin 2022 dhe në fazat që paraprijnë menjëherë zgjedhjen e konkurrentit fitues, në mënyrë që Komisionerët të mund të identifikonin, përmirësonin dhe mbështesin projektin e paraqitur nga grupimi Onsitestudio-Baukuh-Sce + të tjerët për qëllime të dhënies së tenderit, siç ka ndodhur në të vërtetë".

Gjithashtu në dokumente janë, ndër të tjera mesazhe në "Whatsapp” dhe Telegram, midis 6 dhe 8 korrikut 2022, të fshira më pas nga Boeri dhe që kishin si subjekt rezultatin e garës. Një marrje në pyetje paraprake është caktuar për 4 shkurt. /Pamfleti

Lini një Përgjigje