TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2025, 18:36

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i varkave të peshkimit për dy ditët e ardhshme!

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i varkave të peshkimit

Për shkak të motit të keq gjatë 2 ditëve të ardhshme, 28 dhe 29 janar është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur.

Mësohet se në dy ditët në vazhdim në qytetin e Vlorës pritet që erërat e forta të sjellin dallgëzime deri në 3.5 metra.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 28-29.01.2025 duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2025 në drejtimin jug-jug-lindje dhe veri-veri-lindje në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 15-35m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra.

Ndaj drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës bëhet apel që të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje