Eliminohen nga gara Klinton Rama, Ermal Hoxha dhe Eni Vasili...
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka përcaktuar 2 emrat finalë në garën për kreun e RTSH.,
Në mbledhjen e së hënës, anëtarët e Këshillit, me votim të fshehtë votuan për kandidatët që dorëzuan dokumentacionin e tyre brenda afatit të përcaktuar.
Për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, me votim të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad-Hoc, u arrit ky rezultat:
Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër
Një votë doli e pavlefshme.
Duhet theksuar se në garë ishin 10 persona, ku 5 janë larguar me pretendimin sepse nuk plotësonin kriteret, pa u hedhur fare në votim. Ata janë Laureta Roshi, loriana Paskali, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti dhe Flamur Buçpapaj.
Në mbledhjen e radhës, Këshilli Drejtues i RTSH-së mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Pra në total janë 8 të eliminuar.
Pra duket se po shkohet drejt asaj që ka paralajmëruar “Pamfleti”. Prej javësh kemi thënë se emri që po tentohet të katapultohet në krye të RTSH është Aurora Polo. Prej fillimit të muajit shtator 2024, pas dorëheqjes së kapter Alfred Pezës, “ustallesha” Aurora Polo është komanduar Drejtore e Përgjithshme e RTSH-së. Por si duket i ka shijuar posti dhe tani kërkon mandat të plotë.
Ka zëra, se Aurora Polo u emërua zv/drejtore e RTSH-së prej ndërhyrjes së Eduard Shalsit, me të cilin ka lidhje të afërta; madje me aq fuqi mbi të, sa burrin Aleko Polo e kishte emëruar Drejtor Kabineti te Ministria e Sipërmarrjes.
Ajo po lobon e sakrifikon ta marrë këtë post, duke përdorur çdo lidhje politike e preferencë oligarkike, çdo mënyrë e “aset” që disponon, ngaqë postit drejtoreshë e RTSH-së, ia ka parë hajrin gjatë 5 muajve në këtë detyrë, por dhe gjatë kohës si zv/drejtore.
Mjafton të shohim raportin më të fundit të KLSH, për të parë se si vidhet dhe abuzohet në RTSH. Televizioni Publik është një thesar për të pangopurit dhe prandaj po lakmohet kaq shumë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje