Analisti, Mentor Kikia ka folur lidhur me primaret që do të zhvillohen në PD për kandidatët e 11 majit.
Ai u shpreh se është një luftë dhe një pakënaqësi që prodhohet në mesin e njerëzve që kanë punuar e kontribuar.
“Partitë politike në Shqipëri nuk kanë një traditë demokracie të brendshme të funksionimit të strukturave vendimmarrëse të cilat shërbejnë si organe konsultative për vendimet e kryetarit apo për vendimet në tërësi të partisë që lidhen me organizimin e jetës së brendshme me zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve dhe organeve të tjera qeverisëse që kanë një parti politike.
Veçanërisht kur partitë hipin në pushtet gjithçka përmblidhet rreth kryetarit kryeministër dhe në një farë mënyre strukturat e tjera pushojnë së ekzistuari sepse në historinë qeverisëse të Shqipërisë partia në pushtet njesohet me vetë pushtetin dhe partia duket si një organ qeverisës më shumë se sa një parti politike.
E njëjta gjë importohet më pas edhe kur partitë dalin në opozitë dhe strukturat drejtuese shpesh janë formale sa për të legjitimuar vendimet e kryetarit dhe për fat të keq partitë I nënshtrohen vullnetit të kryetarit.
Në realitet është një luftë dhe një pakënaqësi që prodhohet në mesin e njerëzve që kanë punuar e kontribuar kur drejtuesve në qarqe dhe kryetarët të partive në qytet u kërkohet të japin dorëheqjen për të mos pasur imunitet përpara votës së anëtarëve.
Kjo po prodhon një pakënaqësi në mesin e tyre”, tha Kikia për “Ora News”.
Lini një Përgjigje