
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Begaj u shpreh se, krimet e përbindshme të gjenocidit ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.
Begaj u shpreh gjithashtu se krimet e tmerrshme përkujtohen në mënyrë “që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare”.
Kreu i Shtetit risjell në vëmendje, gjithashtu, ndihmën e shqiptarëve ndaj hebrenjve dhe qëndrimin në anën e drejtë të historisë.
“Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.
Ne përkujtojme ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare.
Populli ynë dëshmoi në kohën e luftës se shpirti i tij mbeti i pastër, mbrojti dhjetëra hebrenj nga persekutimi apo zhdukja, duke u bërë shembull i mrekullueshëm për gjithë historinë tonë.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, lutemi për miliona viktimat e holokaustit dhe lutemi që kurrë më mynxyra të tilla të mos ndodhin”, shkruan kreu i shtetit.
Lini një Përgjigje